13 shtetas shqiptarë nxirren nga kampi i ISIS në Siri

Një operacion i forcave të Antiterrorit ka bërë të mundur nxjerrjen nga kampi i ISIS në Siri të 13 shqiptarëve.

Bëhet fjalë për 4 gra dhe 9 fëmijë të cilët janë nxjerr nga kampi.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtari i lartë sirian Abdulkarim Omar, i cili ka shkruar në Twitter se ata i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të Qeverisë shqiptare.

“Sot, 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në postim.

Ata do të riatdhesohen në Shqipëri./Sinjali/

Read Previous

Ura tibetiane së shpejti në funksion të qytetarëve

Read Next

Rriten sërish çmimet e produkteve bazike ushqimore