Një aeroplan komercial i drejtuar nga Precision Air është rrëzuar në liqenin “Victoria” në Tanzani, sipas linjës ajrore.
Aeroplani mbante 43 persona, 26 prej të cilëve janë shpëtuar dhe dërguar në spital.
Një zëdhënës i Precision Air tha se avioni u rrëzua në liqenin më të madh të Afrikës pranë aeroportit Bukoba.
Nuk dihet menjëherë se sa pasagjerë ishin në bord apo nëse ka pasur viktima në aksident.
Presidenti i Tanzanisë bëri thirrje për qetësi teksa shpëtimtarët punonin në vendin e një avioni të rrëzuar.
Precision Air është një linjë ajrore Tanzaniane me bazë në Dar es Salaam.
/KlanKosova/