Rrëzohet avioni me 19 pasagjerë

Një aeroplan i Saurya Airlines me 19 pasagjerë u rrëzua mëngjesin e së mërkurës në Nepal.

Sipas informacioneve të para, avioni ka dalë nga pista në aeroportin Tribhuvan gjatë ngritjes në Katmandu dhe pas rrëzimit ka marrë flakë. Avioni ishte duke u nisur nga Katmandu për në qytetin e Pokhara, raportoi televizioni Nepal.

Për momentin mbeten të paqarta si arsyeja e daljes së avionit nga pista, ashtu edhe fati i pasagjerëve të tij.

Read Previous

Britania e Madhe godet bandat shqiptare në rrjetet sociale

Read Next

“Blick”: Vizitoni Shqipërinë vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore