Rreth 90 mijë kosovarë kanë kaluar fundjavën në Shqipëri e Mal të Zi

Përkundër rritjes së numrit të të infektuarave me COVID-19 kosovarët kanë zgjedhur që të vizitojnë gjatë vikendit bregdetin në Shqipëri. Madje fundjava ka qenë e mbingarkuar tej mase për pikat kufitare Kosovë-Shqipëri. Drejtori i policisë kufitare rajoni Perëndim kolonel Nexhmi Krasniqi tha se rreth 90 mijë persona kanë dalë nga Kosova përmes pikave kufitare dhe kanë hyrë në Shqipëri e Mal të zi gjatë kësaj fundjave.

Edhe pse ka pasur fluks të qytetarëve dhe automjeteve në pikëkalimet kufitare, policia nuk ka hasur në ndonjë parregullsi.

Gjatë zbatimit të masave parandaluese për Covid 19 janë dërguar në vete izolim gjithësej 315 persona. Ndërsa raste të kalimeve ilegale gjatë periudhës raportuese nuk ka pasur thonë zyrtarët e policisë kufotare zona perëndim.

Read Previous

Haradinaj vlerëson lart pajtimin e dy familjeve nga Istogu që ishin në hasmëri

Read Next

Drejtori i turizmit në Ulqin vizitoi kryetarin Gjini