Rreth 3 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve në veri

Rreth 3 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve janë bërë deri më tani në veri të vendit.

Kështu ka bërë me dije për “Klan Kosovën” zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka treguar se numri i përgjithshëm i kërkesave për këtë periudhë është 3 mijë e 55.

Ai ka thënë se në Leposaviq deri më tani janë 825 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 802, në Zubin Potok 462 dhe në Zveçan 551 kërkesa./Epoka e Re

Read Previous

AKP merr në posedim disa objekte në Veri

Read Next

KMDLNj: Me arrestimet e shpeshta, Serbia po e shantazhon Kosovën