Rrahu të fejuarën për shkaqe xhelozie

Një grua në Dragash është rrahur nga i fejuari i saj. Deri te rrahja raportohet të ketë ardhur për shkak të xhelozisë.

Nga policia kanë treguar se e fejuara pas rrahjes ka pranuar tretman mjekësor.

“Me datë 10.07.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj, i dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, deri te përdorimi i forcës dyshohet se ka ardhur si pasoj e xhelozisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Read Previous

Pse supozojmë më të keqen kur dikush na ngul sytë?

Read Next

Shoqëria civile: Vizitat e zyrtarëve të lartë jashtë vendit pa asnjë rezultat