Rrahje mes dy familjeve në Gjakovë, ndërhynë edhe policia

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për një lëndim të lehtë trupor në Gjakovë.

Në fshatin Janosh janë arrestuar tre persona pasi janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin në mes dy familjeve.

Të dyshuarve ju është ofruar tretman mjekësor.

“Fsh. Janosh, Gjakovë, 04.03.2021 – 18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në mes të dy familjeve të dyshuarit janë rrahur mes vete. Të dyshuarve ju është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia e Kosovës.

Read Previous

Kërcënoi me vrasje një femër, arrestohet një person

Read Next

Tenisi, sporti i bardhë, i preferuari i më të vegjëlve