Kërcënoi me vrasje një femër, arrestohet një person

Një femër në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është kërcënuar për vrasje nga një person.

Me ç’rast policia e Kosovës ka arrestuar një person e të cilit i janë konfiskuar edhe dy armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kahnosur me vrasje viktimën, femër kosovare. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./KosovaPress.

Read Previous

Rubrika e librit në programin e mëngjesit

Read Next

Rrahje mes dy familjeve në Gjakovë, ndërhynë edhe policia