Rooney për Liverpool: Duken shumë të vështirë për t’u mundur

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka qenë i befasuar nga Liverpool-i i Arne Slot këtë sezon në Premier League. Ai beson se “Të Kuqtë” duken tepër të vështirë për t’u mposhtur pavarësisht largimit të Jurgen Klopp këtë verë.

Rooney tha: “Unë do të zgjidhja Liverpool. Trajneri që erdhi pas Klopp ishte padyshim nën presion të madh,
por ata duken më solidë. Mendoj se duken shumë të vështirë për t’u mposhtur”.

Liverpool aktualisht kryeson Premier League me një pikë më shumë se Manchester City dhe Arsenal. Ata do të përballen me Chelsean në kampionat, por do të jenë pa Alisson deri në mes të nëntorit pasi portieri pësoi një dëmtim kundër Crystal Palace. /Telesport.al/

Read Previous

Nga bujqësia te arsimi, nënshkruhen 3 marrëveshje mes Turqisë dhe Shqipërisë

Read Next

Ylli i Francës flet para përballjes me Izraelin edhe për luftën