Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Gjatë vizitës së presidentit turk Recep Tayip Erdogan në Tiranë janë nënshkruar tre marrëveshje mes Turqisë dhe Shqipërisë.
Konkretisht, në fushën e sigurimeve në bujqësi, në fushën e arsimit për çeljen e programeve të studimit dhe një në fushën e marrëdhënieve më publikun.
Marrëveshja e parë është deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.
E nënshkruar kjo nga Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe homologu turk Ibrahim Yumakli.
I dyti është protokolli ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.
Nënshkruar nga Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit dhe Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.
Ndërkohë, marrëveshja e tretë është Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.
Kjo e fundit është nënshkruar nga Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim dhe Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë./Albanianpost.com