Rooney i zhgënjyer me tifozët e Arsenalit, thotë se ata mund ta bënin ekipin të fitonte

Arsenali ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale nga Paris Saint Germain me rezultat 0-1 në Emirates Stadium.

Topçinjtë nuk ishin në element dhe nuk arritën të barazonin përkundër përpjekjeve të mëdha që bënë.

Legjenda e Anglisë, Wayne Rooney ka thënë se ka mbetur i zhgënjyer edhe me tifozët e Arsenalit, të cilët nuk e shtynë në asnjë moment ekipin për të bërë më mirë njësoj siç bënë ndaj Real Madridit.

“Për Arsenalin, isha pak i zhgënjyer me mënyrën se si luajtën, i zhgënjyer edhe me tifozët. Tifozët kundër Real Madridit e shtynë vërtet ekipin. Mendova se sonte ishin pak të përmbajtur”, tha Rooney.

Pavarësisht kësaj pengese, Rooney shpreson që Arsenali të mund të kalojë në finale dhe ta fitoj Ligën e Kampionëve.

“Shpresoj që Arsenali të vazhdojë dhe ta fitojë garën, por ata duhet të hyjnë në ndeshjen e dytë me besim. Ata duhet të jenë të duruar, ta ngadalësojnë lojën, ta marrin topin në kohën e duhur dhe të jenë seriozë”, deklaroi Rooney. /Telegrafi/

Read Previous

SBASHK-u paralajmëron veprime sindikale

Read Next

ARTIKULL I SPONZORIZUAR: Çka po i shtyn shoferët të kalojnë në Petrol Company? Zbulohet e vërteta!