Ronaldo rikthehet sot në lojë

Cristiano Ronaldo do të rikthehet në fushë, për Juventusit në takimin e sotëm kundër Parmës në Serie A, por mbrojtësi Merih Demiral do të mungojë shkaku i lodhjes muskulore.

Të mërkurën në mesditë trajneri Andrea Pirlo e publikoi listën me lojtarët e ftuar për takimin e Serie A kundër Parmës, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja mes Juventusit dhe Parmës zhvillohet në Allianz Stadium në orën 20:45.

Ronaldo mungoi në humbjen e Juventusit kundër Atalantës të shtunën, për shkak të një dëmtimi të vogël.

Por sulmuesi portugez e ka tejkaluar atë pengesë dhe pritet të luajë titullar përkrah Paulo Dybalas kundër Parmës.

Qendërmbrojtësi Merih Demiral do të mungojë për shkak të lodhjes muskulore, derisa Federico Chiesa mungon shkaku i një dëmtimi muskulor që e pësoi kundër Atalantës./Ekonomiaonline

Read Previous

Sejdiu: Ekzekutimi i shtesave për 400 mjekë mund të bëhet me vendim të qeverisë apo gjykatës

Read Next

Real Madridi arrin marrëveshje me David Alaba