Role e ëmbël me qumësht (receta)

Një ëmbëlsirë delikate që përgatitet krejt lehtë dhe në pak kohë, por që të magjeps tërësisht me shijen e saj.

Megjithëse origjina e kësaj ëmbëlsirë është orientale, sot receta e saj përgatitet nga amvisat në mbarë botën.

Fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës, e sidomos pas vaktit të drekës apo darkës.

Përbërësit

6 gota uji qumësht
3 lugë gjelle me majë miell orizi
3 lugë gjelle me majë niseshte misri
1 gotë ujë sheqer
2 lugë ëmbëlsire sheqer pudër
1 lugë çaji kanellë

Përgatitja

Qumështin, miellin e orizit, niseshten e misrit dhe sheqerin pluhur i hedhim në një tenxhere të thellë.

Me një tel për rrahjen e vezëve përziejmë butësisht përbërësit derisa të bëhet një masë homogjene.

E vemë në zjarr të ulët përzierjen që kemi gatuar dhe vazhdimisht përziejmë kremin e qumështit derisa të piqet./AgroWeb

Read Previous

Ka filluar vaksinimi në Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

Read Next

​Shtyhet konstitumi i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, mungojnë deputetët