Rohde: Sulmi kriminal ndaj policëve të Kosovës nënvizon nevojën urgjente për vazhdimin e dialogut

Ambasadori gjerman Jorn Rohde, ka nënvizuar nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Rohde theksoi këtë pas sulmit terrorist që ndodhi ndaj zyrtarëve policor gjatë së dielës.

“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, shkroi Rohde. /Klankosova.tv/

Read Previous

Sveçla për BBC: Serbia mendon që përmes sulmeve terroriste mund ta ndryshojë situatën në Kosovë

Read Next

Osmani: Regjimi i Millosheviqit ua mori jetën egërsisht 23 anëtarëve të familjes Deliu