Rizvanolli takohet me delegacionin e Qeverisë kroate, diskutojnë rreth investimeve në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim delegacionin e qeverisë kroate, në krye me ministrin për Ekonomi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Davor Filipoviq dhe ambasadoren, Danijela Barisiq.

Me këtë rast, Rizvanolli ka thënë se intensifikimi i marrëdhënieve bilaterale dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik me shtetet si Kroacia është tejet i rëndësishëm.

Ajo bëri të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mundësinë e investimeve në Kosovë.

“Gjatë takimit kemi diskutuar rreth mundësisë së investimeve në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e energjisë dhe TIK-ut, si dhe kemi këmbyer përvojat tona në përballje me krizën energjetike dhe inflacionin. Në fund, kam uruar delegacionin për hyrjen e Kroacisë në Eurozonë dhe Shengen, synim ky që edhe Republika e Kosovës synon ta arrijë në një të ardhme të afërt”, ka shkruar ajo në Facebook.

/EO/

Read Previous

Murati për rritjen e faturave të Tatimit në Pronë: Vendimin e ka marrë ish-Qeveria Mustafa

Read Next

Murati: Koeficienti për Ligjin e Pagave nuk po mbahet fshehtë, po përllogaritet nga informatat që vijnë