Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, në një intervistë deklaroi se “Trepça” ka situatën më të rëndë se të gjitha ndërmarrjet publike, të cilat shumica operojnë me humbje.
Sipas saj, “Trepça” në vend se të paguante divident shtetit në të vërettë i ka kushtuar buxhetit rreth 120 milionë euro që nga paslufta, ose me një përllogartije mbi 5 milionë euro në vit.
Ajo tregon edhe një rast kur Zyra Kombëtare e Auditimit nuk ka arritur të bëjë auditimin për një njësi në këtë ndërmarrje për shkak të mungesë ssë dokumenteve që do të konstatonin gjendjen./KosovaPress