Rizvanolli: Ibër-Lepenci, tani një ndërmarrje fitimprurëse

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022 dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh.

Rizvanolli, në një postim në Facebook, ka prezantua të dhëna për punën në këtë ndërmarrje, duke e sqaruar se pas shtatë vitesh humbje, tani ajo po sjell fitime.

“Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vitesh me humbje. Shifrat për vitin 2024 janë preliminare”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook. /RTK/

Read Previous

Zelensky: Trump i fortë dhe i paparashikueshëm, mund të ndihmojë në ndalimin e Putinit

Read Next

Policia shqiptoi mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë