Ringrihet flamuri shqiptar para komunës së Strugës, thonë se ishte këputur kablloja e shtyllës

Nga komuna e Strugës thonë se tashmë e kanë rregulluar kabllon e shtyllës ku po qëndronte flamuri shqiptar para godinës së kësaj komune, shkruan TV21. Nga kjo komunë thonë se nga video incizimet e kamerave të sigurisë është parë që është këputur kablloja që e mbante flamurin në shtyllë.


“Në mëngjesin e sotëm i kemi parë incizimet e vëzhgimit video të kamerave të sigurimit të komunës dhe kemi vërejtur se është shkëputur kablloja prej teli që e mban flamurin në shtyllë. Menjëherë pas kësaj kemi intervenuar për vendosjen e flamurit aty ku e ka vendin. Prandaj, demantojmë se nuk ka pasur ulje të qëllimshme të flamurit nga ndonjë person/persona për çfarëdo qëllime të tjera keqdashëse për përdhosje të flamujve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e komunës së Strugës.

Ky reagim i komunës vjen pas foto lajmit të publikuar nga TV21 me titull “Përdhoset flamuri shqiptar para komunës së Strugës”. TV21 në asnjë pjesë nuk raportoi për përdhosje të qëllimshme nga autoritetet. Raportimi u bë për atë që dukej në fotografi, ku flamuri shqiptar ishte përtokë./www.zhurnal.mk/

Read Previous

35 orë në mes të detit, shpëtohet 25-vjeçari i humbur

Read Next

Lajm i keq për Xavin, në rrezik regjistrimi i afrimit të verës