Rimbursimi për tërheqjen e 10%-shit të Trustit nis në vitin 2023

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për rimbursimin në formë të kompensimit për pjesëmarrësit të cilët i kanë tërhequr 10% të kursimeve pensionale, e kjo do të përcaktohet në çdo vit fiskal duke filluar nga viti 2023.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se rimbursimi do ta fillojë nga viti 2023, teksa ka kërkuar që të aprovohet kjo pikë.

“Rrjedh si obligim nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Propozim vendimi i kësaj pike rimbursimi të fillojë nga viti 2023, kjo metodologji siguron qëndrueshmëri fiskale”, u shpreh ai./Reporteri.net

Read Previous

FSK-ja përgatitet për garën ndërkombëtare të ushtrive

Read Next

Përfundon pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Guinesë