Rikthehen në funksion blloqet B2 dhe A3, pritet stabilizimi i reduktimeve

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B2.

Sipas KEK-ut, kjo njësi tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h.

Bëhet e ditur se mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A3, e cila është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130 MW/h.

“Korporata Energjetike e Kosovës iu siguron që do të vazhdojë me përkushtim t’i përfundojë edhe remontet e rregullta në njësitë tjera komfor planit në mënyrë që deri në fillim të sezonit dimëror të operojë me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MW/h”, thuhet në njoftim. 

/KosovaPress/

Read Previous

Qeveria dhe SBASHK e kundërshtojnë njëra – tjetrën, Këshilli i Prindërve bën thirrje për dialog

Read Next

Dinozauri më i vjetër i Afrikës gjendet në Zimbabve