Aksi rrugor Maliq-Lozhanë në Korçë përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qendrat urbane si dhe nxit një perspektivë të re për turizmin natyror në këtë qark.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky aks i rikonstruktuar tërësisht, me të gjithë parametrat për një udhëtim komod e të sigurt.
“Aksi rrugor Maliq-Lozhan, Korçë, tanimë me të gjithë parametrat për një udhëtim komod e të sigurt për banorët e zonës, por edhe vizitorët të cilët do të mund të shijojnë natyrën e pasur të zonës”, u shpreh Rama.
Rruga e re ka ka një gjatësi prej 20 km e një gjerësi 8 metrash. Rikonstruksioni i rrugës u realizua me financim të qeverisë në vlerën rreth 1.4 milionë lekë me TVSH.
Aksi rrugor Maliq-Lozhanë nxjerr në pah një itinerar të ri rrugor, i cili kalon përmes një peizazhi shumë të bukur, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror në qark. /ATSH/