Rifillojnë punimet në stadiumin e qytetit

Punimet në stadiumin e qytetit të Gjakovës kishin filluar në maj të 2020-tës. Atë kohë kryetari i komunës së Gjakovës dhe ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi solemnisht patën përuruar fillimin e fazës së parë të punimeve. Por, punimet vazhduan një kohë dhe dhe u ndaluan pasi u realizua një pjesë e punimeve të vrazhda.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme ato rifilluan përsëri. Televizioni Syri kërkoi përgjigje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit se pse u ndalën punimet për një kohë dhe se kur do të finalizohet ky projekt, punimet e së cilit rifilluan sërish.

Përmes postës elektronike nga Ministria siguruam këtë përgjigje:

  Për arsye të mospagesës së situacioneve punimet janë ndërprerë deri në pagesën e situatave të proceduara. Pas pagesës së situacioneve kanë rifilluar punimet në tribunën perëndimore, ku është duke u punuar në betonim të trajeve, shtyllave dhe pllakës. MKRS është investitor i projektit dhe ka për obligim menaxhimin e punimeve në këtë projekt deri në përfundim tëe kontratës. 

Read Previous

Policia e Kosovës pranon një donacion nga SHBA, për të zbuluar substancat e rrezikshme

Read Next

Nis gjyqi i madh kundër terroristëve të Shtetit Islamik