Rezultatet dhe tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas xhiros së dhjetë

Ka përfunduar java e dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll, me disa ndeshje që patën rezultat befasues.

Rezultat të papritur kishte takimi mes Prishtinës dhe Dukagjinit, ku skuadra nga Klina triumfoi minimalisht 1-0.

Përballje interesante ishte edhe ajo mes Dritës dhe Trepçës ’89, ku përfundoi me fitoren e liderit të tabelës, me shifrat 3-1.

Fitore të rëndësishme mori edhe Ballkani, që në shtëpi triumfoi 2-1 përball Malishevës.

Edhe Llapi mori fitore të ngushtë, pasi ia doli të triumfonte ndaj Drenicës me rezultat 3-2.

Sfida e vetme që përfundoi pa fitues ishte ajo në mes të Ferizajt dhe Gjilanit, që u mbyll 1-1.

Më poshtë mund t’i shikoni rezultatet dhe renditjen tabelare në formë grafike. /Telegrafi/

Read Previous

Ende nuk ka debutuar me Chelsean, Zakaria drejt largimit nga Londra

Read Next

​Haxhiu: Do të shtojmë buxhetin për institucionet e drejtësisë