Ende nuk ka debutuar me Chelsean, Zakaria drejt largimit nga Londra

Denis Zakaria iu bashkua Chelseat në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Mesfushori zviceran u huazua në Londër nga Juventus në kohën kur Chelsean e udhëhiqte trajneri gjerman Thomas Tuchel.

Por aventura e zviceranit në Londër nuk po shkon siç duhet, pasi ai ende nuk ka debutuar.

Trajneri i ri i Chelseat, Graham Potter nuk e pëlqen shumë zviceranin dhe largimi i tij në janar duket i pashmangshëm.

Londinezët e kanë opsionin e blerjes së futbollistit, por nuk do ta aktivizojnë pasi Zakaria nuk dëshiron qëndrimin në Londër.

Kur kanë kaluar tanimë gjashtë javë nga transferimi i tij, Zakaria ende nuk ka luajtur asnjë minutë me londinezët.

Reprezentuesi zviceran dëshiron një klub ku mund të luaj rregullisht dhe ekziston mundësia që ai të rikthehet në Bundesliga ku Dortmund ka shprehur interesim për të. /Telegrafi/

Read Previous

Gjermania thërret mbledhjen urgjente të G7

Read Next

Rezultatet dhe tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas xhiros së dhjetë