Edhe pse kemi hyrë në stinën e pranverës përseri bora që sapo ka rënë po shkakton probleme në komunikacionin rrugor pasi që edhe shoferët i kanë hequr gomat dhe paisjet e dimrit nga veturat e tyre. Komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë, Kapiten Albin Sahatqija tha se gjendja në rrugë është kryesisht stabile përkundër disa vështirësive që janë paraqitur në mëngjes ku kanë ndodhur dy aksidente.
Policia e Kosovës përmes autorizimeve ligjore dhe planifikimeve konkrete operacionale për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në vend, po punon në mënyrë që të kemi një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona thonë zyrtarët e trafikut rajonal në Gjakovë.