“Një ditë kam me ju vra të gjithëve, do ta kalli shtëpinë” – Prizrenasit i caktohet masë paraburgimi për një muaj

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për djalin nga Prizreni i cili më 4 prill kishte kërcënuar nënën dhe motrën, raporton Express

I pandehuri dyshohet se më 4 prill, në shtëpinë e përbashkët familjare ka kanosur nënën dhe motrën e tij me fjalë dhe gjeste që do të ju shkaktojë diçka të keqe, me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit.

“I pandehuri P.B., me datë 4 prill, në orët e pasdites në shtëpinë e përbashkët familjare, seriozisht i kanosë personat tjerë – respektivisht të dëmtuarat nënën dhe motrën e tij, me fjalë vepra apo gjeste se do të ju shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, në atë mënyrë që i pandehuri P.B., i tensionuar i kanoset të dëmtuarave me fjalët se “dilni nga shtëpia, kjo është shtëpia ime, një ditë kam me ju vra të gjithëve dhe do ta kalli shtëpinë”, me ç ’rast me këto veprime tek të dëmtuarat ka shkaktuar ankthe dhe frik si dhe ua ka rrezikuar sigurinë personale”, bëhet e ditur në njoftimin e prokurorisë.

“Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se masa e paraburgimit për këtë fazë është e domosdoshme dhe janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet janë në fazën fillestare dhe duhet të merret në pyetje i pandehuri, të dëgjohen të dëmtuarat lidhur me sqarimin e mënyrës dhe rrethanave në të cilën është kryer vepra penale, gjithashtu Gjykata ka marrë parasysh edhe të kaluarën kriminale të të pandehurit, gjë që vërtetohet edhe nga raporti i Policisë”, thuhet në njoftim.

Read Previous

​Takohen Osmani dhe Kurti, prioritet sigurimi i shpejtë i vaksinave anti-COVID

Read Next

Reshjet e borës nuk e vështirësuan trafikun në Gjakovë