Reshje të mëdha dhe përmbytje në Gjermaninë jugore

Reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet kanë vazhduar në Gjermaninë jugore edhe të dielën, derisa lumenjtë po dalin nga shtrati.

Qyteti jugor bavarez i Wertingen po përballet me ujëra deri në bel, pasi lumenjtë Zusam dhe Laugna u vërshuan, duke përmbytur pjesë të qytetit të dielën në mëngjes, raporton AP.

Popullsisë lokale i është kërkuar të lëvizë në një zonë më të lartë të shtunën.

Shumë shoferë u përpoqën t’i çonin veturat e tyre në zonë më të sigurta, duke lëvizur nëpër rrugët e përmbytura.

Gjashtë rrethe të Bavarisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka paralajmërime për më shumë shira dhe stuhi në ditët dhe javët në vijim./Koha.net

Read Previous

Kurti pritet të përfundojë në tërësi mandatin

Read Next

Para zgjedhjeve: Jo shumë mbështetje për BE-në mes gjermanëve