Reparti i neonatologjisë qëndron i pajisur mirë në spitalin e Gjakovës

Në repartin e neonatologjisë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” aktualisht po qëndrojnë të hospitalizuar tre pacientë, konkretisht foshnje të cilat po marrin trajtim.

Në këtë mjedis shëndetësor ofrohen shërbime të nivelit primar dhe atij sekondar, kurse për shërbime terciare pacientët dërgohen në Prishtinë.

Ky repart gjithashtu është i pajisur me inkubatorë dhe pajisje të tjera të nevojshme për trajtimin e foshnjave, e së fundmi një incubator transportues modern ka ardhur si donacion.

Në kohët e fundit nuk ka shumë raste të të infeksioneve dhe lindjeve parakohe për shkak se është rritur vetëdijësimi të gratë shtatëzëna shtoj më tej doktoresha.

Në këtë repart gjithashtu ka pacientë që trajtohen edhe nga Shqipëria.

Përpos foshnjave që lindin para kohe këtu marrin shërbime edhe foshnjat deri në 28 ditë të jetës së tyre.

Read Previous

Ansambli Popullor i Shqipërisë me 26 prill performon në Gjakovë

Read Next

​Parashikimi i motit