Ansambli Popullor i Shqipërisë me 26 prill performon në Gjakovë

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve i Shqipërisë do të nis një turne me katër koncerte në disa qytete të Kosovës dhe në Maqedoninë e Veriut. Drejtues të ansamblit dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, sot ishin në Komunën e Gjakovës ku u priten nga kryetari Ardian Gjini. Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në konferencë për media tregoi se kur do të jetë prezent ky Ansambël në Gjakovë.

Drejtori Artistik i ansamblit të këngëve dhe valleve, Sokol Marsi e quajti këtë turne historik.

Ndërkaq Liburn Jupolli, këshilltari i ministrit të Kulturës, Hajrullah Ceku, tha se Qeveria e Kosovës, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e kanë prioritet të vecantë ngritjen e vlerave dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të të dy shteteve

Ansambli Popullor i ka ruajtur, prezantuar dhe performuar vlerat që ruan folklori ynë popullor përgjatë gjithë historisë së tij 65-së vjeçare.

Read Previous

Bajra: Tërheqja e mjeteve nga trusti zgjidhje e përkohshme

Read Next

Reparti i neonatologjisë qëndron i pajisur mirë në spitalin e Gjakovës