Rënia e rasteve me COVID-19, mbyllet Mjekimi Intensiv Qendror

Situata me koronavirusin në Kosovë është përmirësuar.

Si rrjedhojë e kësaj Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se është mbyllur Mjekimi Intensiv Qendror për COVID-19.

“Tash në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive”, thuhet në njoftim.

“Ndërkaq, me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj – të cilat deri tash ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Pfizer: Vaksina është e sigurt edhe te fëmijët e vegjël

Read Next

Miratohet kërkesa për ndarjen e 2.8 milionë euro për RTK-në nga Komisioni për Financa