Milano/ 23 gushti, dita më e nxehtë që nga viti 1763

E mërkura ishte dita më e nxehtë në Milano në 260 vite, njoftoi sot Agjencia Rajonale e Lombardisë për Mbrojtjen e Mjedisit (ARPA).

Agjencia (ARPA) njoftoi se temperatura mesatare gjatë ditës ishte 33 gradë Celsius, 0,2 gradë mbi rekordin e mëparshëm prej 32,8 gradë Celsius të vendosur më 11 gusht 2003.

Të dhënat e temperaturës filluan të regjistroheshin nga stacioni Brera i Milanos në 1763. Kryeqyteti i Lombardisë ishte një nga qytetet kryesore italiane në alarm të kuq të mërkurën e kaluar pasi vendi vazhdoi të goditet nga cikloni Nero.

Temperaturat do të qëndrojnë të larta deri në fund të javës, kur pritet të përfundojë vala e të nxehtit dhe temperaturat do të zbresin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa në disa vende priten reshje të dendura shiu. /abcnews.al

Read Previous

Apple dëshiron të prodhojë unaza inteligjente

Read Next

Senatori zviceran beson se parimet e Kurtit nuk po kuptohen sa duhet në BE