18 raste të reja me COVID-19

Minsistria e Shëndetësisë, në bazë të të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur që janë testuar 2198 mostra si të dyshuara për infektim me virusin Korona, ku 18 nga këto mostra kanë rezultuar pozitive, që numrin e rasteve aktive në nivel vendi e dërgon në 510 persona.

Ky raport ka bërë të ditur që në këtë 24 orësh nuk është regjistuar asnje viktimë si pasojë e këtij virusi, dhe që numri i të shëruarve ka arritur në 23 paciemtë.

Fluksi i imunuzimeve ka vazdhuar me intensitet më të ulët, ku raportohet që brenda kësaj periudhe kohore janë vaksinuar 5560 qytetarë, shifër kjo që numrin e dozave të vaksinave të administuara e ka dërguar në 1.519,933 doza.

Ndërsa raporti i Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë ka bërë të ditur, se aktualisht në këtë spital janë të hospitalizuar 6 pacientë ku 5 nga këta pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi.


Read Previous

Malishevë, QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” për herë të parë bëhet me mamograf

Read Next

MASHTI planifikon katër masa legjislative për zbatimin e MSA-së