“Squid Game” ka thyer rekorde botërore në Netflix por për krijuesin dhe regjisorin e serialit nuk ka gjeneruar të ardhura shtesë. Hwang Dong-Hyuk, gjatë në një intervistë për The Guardian, tha se pavarësisht famës së serialit, nuk është aq i pasur sa konkurrenti që fitoi çmimin. Puna e vështirë dhe stresi që përjetoi gjatë xhirimeve, bënë që të humbte gjashtë dhëmbë.
“Unë nuk jam aq i pasur. Por kam mjaftueshëm për të vënë një pjatë të nxehtë në tryezë. Netflix nuk po më jep një bonus (duke pasur parasysh suksesin e Squid Game), por më paguan sipas kontratës fillestare.“, u shpreh ai. Netflix ka përfituar padyshim nga suksesi i jashtëzakonshëm i Squid Game.
Por si lindi ideja e Squid Game? Hwang Dong-Hyuk shpjegoi se ideja lindi gjatë një periudhe të vështirë të jetës së tij. Familja e tij po përjetonte vështirësi të mëdha financiare. Nëna ishte në pension dhe ai kishte vënë të gjithë energjitë e tij në një film, i cili megjithatë nuk mori financimin e dëshiruar.
Për një vit ai nuk mundi të punonte: “Duhej të kërkonim kredi, nëna ime, unë dhe gjyshja ime. E gjeta veten në ata personazhe që ishin të dëshpëruar për para dhe sukses. Ishte një pikë shumë e ulët në jetën time. Nëse do të kishte lojëra të tilla mbijetese në realitet – pyesja veten – do të kisha marrë pjesë për të fituar disa para për të siguruar familjen time?
Kuptova që duke qenë se jam regjisor, mund të bëja kthesën time në këtë lloj historie, ndaj nisa të shkruaj skenarin.” Përsa i përket planeve për një sezon të dytë, ai pranoi se po e shqyrton këtë mundësi. “Por unë nuk do ta punoj menjëherë, ka një film që do të doja të bëja. Do të flas me Netflix për të. Mund të më duhet të bëj sezonin e dytë të Squid Game, për t’u bërë po aq i pasur sa fituesi i serialit.” /abcnews.al