Real Madridi arrin marrëveshje me David Alaba

David Alaba dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për kontratë pesëvjeçare, sipas Sky Sport në Gjermani.

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, ka vendosur përfundimisht t’i bashkohet Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Anësori 28-vjeçar do të nënshkruajë kontratë me kohëzgjatje deri në vitin 2026 për klubin mbretëror.

Alaba i kaloi 13 sezone në Bayern dhe në qershor i mbaron marrëveshja me klubin.

Përfaqësuesi austriak do t’i bashkohet Madridit falas në verë, pasi është pajtuar rreth kushteve të kontratës me klubin mbretëror./eo/

Read Previous

Ronaldo rikthehet sot në lojë

Read Next

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit