Real Madrid është në bisedime të avancuara për transferimin e Jude Bellingham në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët kanë gati 100 milionë euro sipas raportimeve nga mediat spanjolle.
Reprezentuesi anglez ka qenë në listën e dëshirave të Real Madrid-it për më shumë se një vit, me Manchester United, Liverpool dhe Chelsea gjithashtu të lidhur me 19-vjeçarin.
Dhe duket se “Los Blancos” janë duke u përgatitur për të nisur një ofertë për Bellingham në fund të sezonit, me bisedimet që po avancojnë mes dy palëve.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Bellingham do të jetë në dispozicion verën e ardhshme për 100 milionë euro.
Gazeta pretendon se bisedimet filluan një vit më parë dhe tani kanë përparuar në “fazën e numrave”, pasi ata kërkojnë të arrijnë një mega-marrëveshje për mesfushorin.
Real-i e shikon Bellingham-in si pjesën e fundit të një mesfushe krejtësisht të rinovuar, me treshen e famshme Luka Modric – Toni Kroos – Casemiro që zëvendësohen me Aurelien Tchouameni – Eduardo Camavinga dhe anglezin.
Bellingham ka bërë 102 paraqitje për Dortmund-in dhe ka shënuar 14 gola që kur u bashkua me gjermanët për 25 milionë paund nga Birmingham në vitin 2020. /Albanianpost.com