Pas postimit të videos nga një qytetar i Gjakovës, ku është vërejtur prerja e pishave afër Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, ka reaguar menjëherë ndërmarrja në fjalë.
Reagimi i plotë i kësaj ndërmarrje:
“Prerja e pishave në afërsi të stacionit të autobusëve është bërë për shkak se të njejtat kanë qenë të kalbura dhe kanë paraqitur rrezik për kalimtarët. Gjithashtu stacioni i autobusëve planifikon renovim dhe jemi duke e pergatitur terenin për një gjë të tillë”