Pasi Kosova nuk u ftua nga Biden në “Samitin e Demokracisë”, ka reaguar ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti ka publikuar një fotografi të Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës, teksa tregon me gisht nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të organizojë një “Samit për Demokracinë” më 9 dhe 10 dhjetor, në të cilin do të ftohen të marrin pjesë krerë të shteteve, përfaqësues të shoqërisë civile, ata të sektorit privat dhe filantropistë, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë. Samiti planifikohet të mbahet online.