Reagime të shumta për shpërthimin në Stamboll ku humbën jetën gjashtë persona

ISTANBUL, TURKEY – NOVEMBER 13: Emergency personnel investigate the scene after an explosion occurred on Istiklal street, a busy pedestrian thoroughfare on November 13, 2022 in Istanbul, Turkey. It is unclear what caused the explosion that left at least four people dead and dozens injured, according to the city’s governor. The previous terrorist attack in Istanbul was in 2017, a nightclub mass shooting incident killing 39 people and wounded 79 others. (Photo by Burak Kara/Getty Images)

Reagime të shumta ka pasur për shpërthimin e së dielës në Stamboll ku humbën jetën gjashtë persona derisa 81 pësuan lëndime.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i shprehu ngushëllimet e tij për personat  e prekur nga ky incident, derisa potencoi se NATO qëndron në solidaritet me aleatin e saj, Turqinë.

“Imazhe shokuese nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turkiye”, ka thënë Stoltenberg.

Ngjashëm për rastin ka reaguar edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, derisa iu uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

“Lajme të tmerrshme nga Istiklal në Stamboll. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe me familjet e viktimave në sulmin e pasdites. Iu uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, deklaroi Borrell.Reklama

Po ashtu lidhur me rastin në Turqi ka reaguar edhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson, i cili tha se ishte i shokuar me lajmet për shpërthimin e sotëm në zemër të Stambollit.

“Mendimet tona janë me viktimat, dhe me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne qëndrojmë me Turqinë”, ka thënë ai në Twitter.

Reagim ka pasur edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili i shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave në këtë incident.

Ndryshe, zëvendës-presidenti turk Fuat Oktay njoftoi zyrtarisht se incidenti ishte një sulm me bombë. Ai gjithashtu deklaroi se tanimë konsiderohet si akt terrorist, i shpërthimit me bombë. /Telegrafi/

Read Previous

Arrihet marrëveshja Francë-Britani për emigrantët

Read Next

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë