Rashica në formacionin e javës së Ligës së Evropës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është futur në formacionin më të mirë të javës në UEFA Europa League pasi shënoi dy gola me Besiktasin.

Lojtari kosovar është futur në mesin e më të mirëve në Europa League në webfaqen e njohur “Sofascore”. Ai është vlerësuar me notën e lartë 8.8, përcjellë KosovaPress.

Rashica ishte protagonist i dy golave në minutat 17’ dhe 60’ derisa Besiktasi mposhti Athletic Bilbaon me rezultat të thellë 4-1./kp

Read Previous

Partitë politike po shfrytëzojnë resurset shtetërore për fushatë

Read Next

Një përmbledhje e asaj që tha Trump në Davos