Në rajonin e Gjakovës sipas statistikave të stacionit policor në Gjakovë përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar incidente të ndryshme.
Në raportin e Policisë thuhet se kanë ndodhur 3 vjedhje në tri lokacione të ndryshme siç janë rruga “Korab Bingjiu, “Kolë Lleshi” dhe rruga “Ali Ibra”.
Poashtu në të njëjtën periudhë kohore ka ndodhur një incident zjarri në rrugën “Qazim Bakalli”.Si dhe është regjistruar edhe një rast i dhunës në familje në fshatin Babaj të Bokës.
Përgjatë 24 orëve në komunën e Gjakovës ka ndodhur edhe 1 aksident trafiku me dëme materiale pa lëndime në njerëz.
Sipas Policisë behët e ditur se është arrestuar 1 person dhe një tjetër është në mbajtje.