Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Graçanicë, Gjilan, Gllogoc, Deçan.
Prishtinë 02.12.2021 – 22:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, djali i tij me të meta psikike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në repartin Psikiatrik. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Graçanicë 02.12.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gllogoc 02.12.2021 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Fsh. Ponesh, Gjilan 03.12.2021 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Deçan 03.12.2021 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar psiqikisht dhe fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
/Telegrafi/