Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se aktualisht numri i pacientëve të hospitalizuar është 51.
Ndërsa të konfirmuar pozitiv që po marrin trajtim si të infektuar me virusin corona janë 33 pacientë, 15 pacientë janë negativ dhe 3 të pakonfirmuar.
30 pacientë të tjerë po trajtohen me oksigjeno terapi, kurse në gjendje më të rënduar paraqitet një pacient që po trajtohet me CPAP maskë.