Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19.
Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë 76 pacientë të cilët kanë rezultuar 62 pozitiv, 9 të konfirmuar negativ dhe 5 të pakonfirmuar.
Me respirator janë dy pacient, me CPAP maskë 2 pacient, ndërsa me oksigjeno-terapi 58 pacientë.
Në shfrytëzim janë 76 shtretër ndërsa janë 59 shtretër të lirë.
Nga Shqipëria janë 10 pacientë pozitiv me Covid-19 të cilët po trajtohen në spitalin “Isa Grezda”