Raporti i inteligjencës amerikane: Kina do vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë

Kina do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Rusinë dhe do të vazhdojë të sfidojë Shtetet e Bashkuara, thanë më 8 mars agjencitë amerikane të inteligjencës.

“Pavarësisht kritikave botërore lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, Kina do të mbajë bashkëpunimin diplomatik, të mbrojtjes, ekonomik dhe teknologjik me Rusinë. Po ashtu do të vazhdojë të tentojë ta sfidojë SHBA-në, edhe pse e kufizon mbështetjen e publikut”, thanë agjencitë e inteligjencës në një raport të dërguar te Komiteti i Inteligjencës në Senatin amerikan.

Raporti që flet për kërcënimet botërore për sigurinë e SHBA-së gjerësisht përqendrohet në kërcënimet nga Kina dhe Rusia.

Aty thuhet se Kina do të vazhdojë të përdorë ushtrinë e saj dhe asetet e tjera te rivalët në Detin e Kinës Jugore dhe do të përdorë veprimet e bëra më 2022, që mund të përfshijë fluturime të tjera dhe lëshime të raketave drejt Ngushticës së Tajvanit. /Euronews.al

Read Previous

Ligji për Pagat do të korrigjohet, këto janë kategoritë që do të preken

Read Next

Ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballet me ekipin serb iNation në CS:GO