Ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballet me ekipin serb iNation në CS:GO

Nesër (e shtunë) do të zhvillohet një ndeshje e shumë pritur, ku ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles do të përballet me njërin nga ekipet më të mira serbe iNation.

Ndeshja do të zhvillohet në kuadër të turneut kualifikues RES Eastern European Masters Spring 2023, ku fituesi i vendit të parë kualifikohet për në turneun BLAST Premier Spring Showdown.

Bad News Eagles ndaj iNation do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’, nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 17:30.

Favorit i ndeshjes është ekipi shqiptar pa dyshim të cilët edhe mbajnë renditje më të mirë në ranglistën botërore të CS:GO.

Në këtë turne janë duke garuar gjithsej tetë skuadra, dhe vetëm njëra do të mund të kualifikohet për në turneun BLAST Premier Spring Showdown.Reklama

Ndeshjen ndërmjet Bad News Eagles dhe iNation mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të streamerit shqiptar Xhocii në platformën Twitch.

/Telegrafi/

Read Previous

Raporti i inteligjencës amerikane: Kina do vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë

Read Next

Rritet mbitërheqja e parave nga bankat, në vitin 2022 qytetarët me 415 milionë euro ‘overdraft’