Rritet mbitërheqja e parave nga bankat, në vitin 2022 qytetarët me 415 milionë euro ‘overdraft’

Instituti GAP ditë më parë ka publikuar të dhëna për mbitërheqjet e qytetarëve në bankat në Kosovë, ndërsa del se gjendja e mbitërheqjeve nga bizneset dhe ekonomitë familjare në fund të dhjetorit 2022 ishte rreth 415 milionë euro.

GAP në publikimin e të dhënave nga 2012 deri në 2022 thekson se gjatë vitit 2022 Kosova është përballur me një normë të lartë të inflacionit. Një ndër format më të shpejta dhe më me pak procedura për bizneset dhe qytetarët për të huazuar nga bankat mbetet ajo e mbitërheqjes /overdraftit.

“Të dhënat nga BQK tregojnë se gjendja e mbitërheqjeve nga bizneset dhe ekonomitë familjare në fund të dhjetorit 2022 ishte rreth 415 milionë euro, apo për rreth 143 milionë euro më e lartë se në dhjetor 2021”, thuhet në postimin e GAP-it në Facebook.

Sipas GAP-it, referuar statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës në vitin 2012 qytetarët në banka kanë hyrë 176.8 milionë euro në ‘overdraft’, 198.9 milionë euro në vitin 2013, 199.4 milionë në vitin 2014, në vitin 2015 kanë hyrë 203.4 milionë euro.

Ndërkaq, në vitin 2016 qytetarët kanë mbitërhequr nga banka 198.4 euro, në 2017 168.0 milionë euro, në vitin 2018 kanë hyrë overdraft 152.2 milionë euro, në vitin 2019 138.9 milionë euro, në vitin 2020 kanë hyrë overdraft 143.2 milionë euro, gjersa në vitin 2021 kanë mbitërhequr nga banka 271.6 milionë.

Për dallim nga 2021 ku qytetarët kanë mbitërhequr nga banka 271.6 milionë, në vitin 2022 qytetarët kanë marrë overdraft 414.8 milionë euro, për rreth 143 milionë euro më e lartë se në dhjetor 2021. /Telegrafi/

Read Previous

Ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballet me ekipin serb iNation në CS:GO

Read Next

Cannavaro: E shoh veten tek Rrahmani