- Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 88 pacientë, prej të cilëve 79 janë pozitivë, 8 negativ, dhe 1 i pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 47 pacientë, ndërsa me respirator nuk është asnjë pacient dhe 2 pacientë në CPAP maskë.
Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor janë 3 mjekë Covid pozitiv, 4 infermierë, dhe 2 tjetër nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv. - Nga Shqipëria janë 10 pacientë që po trajtohen për Covid.
Raporti i datës 27 mars nga spitali “Isa Grezda”