Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 77 pacientë, prej të cilëve 62 janë pozitivë, 6 negativ, dhe 9 të pakonfirmuar.
Me oksigjen aktualisht po trajtohen 37 pacientë, ndërsa me respirator asnjë pacient dhe CPAP maskë një pacient.
Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor kanë rezultuar pozitivë vetëm 2 infermier.
Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 77 janë të zënë, dhe 58 shtretër të tjerë janë të lirë./Syri-vision.tv.
Ndërsa nga Shqipëria po trajtohen 7 pacientë./Syri-vision.tv.