- Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 77 pacientë, prej të cilëve 65 janë pozitivë, 5 negativ, dhe 7 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 43 pacientë, ndërsa me respirator asnjë pacient dhe 1 pacient në CPAP maskë.
- Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor asnjë mjek nuk është Covid pozitiv kurse 3 infermierë, dhe asnjë nga stafi mbështetës shkruan Syri-vision.tv.
- Nga Shqipëria janë 6 pacientë që po trajtohen për Covid.