Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të vazhdojë mbledhjen që la në gjysmë javën e kaluar.
Përgjatë takimit do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor financiar të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023, raporton Indeksonline.
Në mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin 2023, të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare, si dhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2023.
Mbledhja është njoftuar të nisë në ora 11:00.